Loading…

Sekuestrohen 1.3 ton kanabis, dy shqiptarë në pranga (Video)

  • 22/01/2017 | 14:43

Sekuestrohen 1.3 ton kanabis, dy shqiptarë në pranga (Video)

Autoritetet detare italiane kanë parandaluar një tjetër tentativë të trafikut të drogës nga brigjet shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, Guardia di Finanza në zonën e Puljas ka ndaluar një skaf brenda të cilit ndodheshin 1350 kilogramë kanabis sativa.



Mjeti lundrues drejtohej nga dy shtetas shqiptarë të moshave 24 dhe 52 vjeç, gjeneralitetet e plota të të cilëve për momentin nuk jepen nga autoritetet italiane. Sipas të dhënave, mjeti lundrues është sinjalizuar nga sistemet e alarmit nga pala shqiptare, që kanë vënë në lëvizje njësitë operative të Guardia di Finanza në Vlorë e Durrës dhe më pas janë lajmëruar ato të Puljas, të cilat, pasi e kanë ndjekur për disa orë skafin me drogë në det të hapur, kanë mundur ta ndalojnë.

Autoritetet e të dy vendeve vijonë hetimet për të zbuluar të implikuarit e tjerë në trafik dhe lidhjet e skafit të kapur me drogë në det dhe atij tjetrit të zbuluar mbrëmjen e së shtunës, ku në bregdetin shqiptar u ndaluan një skaf dhe një gomone, përkatësisht në Porto Palermo dhe Hoxharë, raporton Top Channel, transmeton gazetametro.net

Në rastin e gomones që u ndal në Porto Palermo, dy italianët që udhëtonin me të kanë deklaruar në polici se ishin nisur nga Monopoli në jug të Italisë, me destinacion ishullin grek të Korfuzit, por u ndalën në brigjet shqiptare për shkak të një defekti në motorr, alibi e cila ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, transmeton gazetametro.net.

Sakaq, gjatë kontrollit të mjeteve lundruese nuk u gjetën materiale të kundraligjshme, por policia po punon për të zbardhur të dy rastet, pasi, si pasojë e shtrëngimit të masave kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafikantët shqiptarë në bashkëpunim me ata italianë po mundohen të gjejnë mënyra të reja transporti, duke tërhequr vëmendjen e policisë me mjete bosh, për t’i dhënë mundësi gomoneve me drogë t’i shpëtojnë autoriteteve në të dy brigjet e Adriatikut. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë