Loading…

‘Seks-simboli’ i Italisë dhe gruaja e tij priten kështu në Beograd për vaksinim

  • 03/06/2021 | 17:52

‘Seks-simboli’ i Italisë dhe gruaja e tij priten kështu në Beograd për vaksinim

Para disa javëve, plaku më seksi në botën, Gianluva Vacchi, së bashku me gruan e tij u nisën drejt Berogradit për t’u vaksinuar kundër Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Ndërsa tani ai u nisë për të marrë dozën e dytë dhe për ta përmbyllë këtë cikël vaksinimi. Arritja e tij në Beograd në të dy herët u prit në mënyrë spektakolare, me dhjetëra media të cilat e përcollën në çdo hap.

“Filozofia ime bazohet në vetëdijen se kemi vetëm një jetë,” tha playboy’i italian Gianluca, pasi zbriti në Beograd për të marrë një dozë të dytë të vaksinës së koronavirusit.

Sipas tij, pritja në Beograd ishte në nivel dhe ishte shumë i kënaqur me mirësjelljen e mjekëve, mirëpo shtohet pyetja se pse ai fluturoi nga Italia për në Serbi për t’u vaksinuar, duke pasur parasysh se Italia dhe sidomos Amerika, vendi ku ai jeton, ka filluar shumë më para se në Serbi vaksinimin.

Sipas disa burimeve të afërta më çiftin, thanë për mediat e huaja se kjo është mundësuar nga një mik i tyre serb, për punë marketingu dhe që të dy janë paguar për një gjë të tille.

Edhe më shumë u fol për deklaratën e tij në lidhje me prejardhjen e tij.

“Gjaku serb po rrjedh në mua, kjo është arsyeja pse unë ndoshta doja të merrja vaksinën në Serbi, jo vetëm sepse Serbia si një shtet evropian provoi të dinte se si ta organizonte shumë mirë tërë këtë vaksinë”, tha ai.

Serbia është duke e përdorur të njëjtën propagandë vende të tjera dhe fytyra të tjera publike sa i përket vaksinimit.

Ndryshe, Gianluca dhe e dashura e tij Sharon Fonseca, para disa muajve janë bërë prindër të një vajze./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë