Një shfaqje magjike është një mënyrë për të provuar dhe testuar disa aftësi të veçanta për t’i lumturuar fëmijët. Ndonjëherë, duke parë sjelljet e tyre edhe të rriturit magjepsen.
Për ta bërë këtë mashtrim juve ju duher një lepur, një tryezë me mbulesëm, një thes poshtë tavolinës dhe një kapelë. Magjia funskinon kështu: Magjistari fillimisht e kap kapelën dhe i dëshmon audiencës se nuk ka asnjë lepur nën të, mirëpo, poshtë tavolinës është një thes që e mban lepurin në të, dhe kur lepuri pastaj shfaqet nën kapelë ndodhë sepse tavolina ka një vrimë të cilën publiku nuk e dallon, dhe me këmbën posht magjistari e godit atë dhe lepuri del mbi tavolinë, në këtë rast nën kapelën e magjistarit. Pra, nuk ka asnjë magji thjesht një lojë e vogël.
Vajza në ajër
As këtu nuk ka ndonjë magji. Thjesht ‘magjistari’ dhe vajza që është e veshur me fustan të gjatë, bashkëveprojnë me anë të një mekanizmi, i cili buron që nga nën tavolina. Ky mekanizëm e ngri vajzën në ajër me fuqinë e tij, dhe nuk e bënë magjistari me aftësitë që ka. Ai duhet ta fsheh mirë mekanizmin që të mos dal ne pah.
Vajza “Zig -Zag”
Edhe kjo funskionon në bazë sistemi që i bëhet trupit të vajzës. Këto kuti në fakt nuk janë të gjitha të vërteta, e fundi po, e cila tregon vajzën që është ulur, dhe i shihet vetëm koka, ndërsa dy të parat e kanë vetëm një paraqitje të vajzës kalimthi nëpër sistem, pastaj para audiencës duket si vajza ka pjesë në secilën kuti. /gazetametro.net