Loading…

Sekretari i UP’së merret në pyetje nga policia

  • 29/03/2017 | 22:12

Sekretari i UP’së merret në pyetje nga policia

Esat Kelmendi, sekretar i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është marrë në pyetje të mërkurën nga hetuesit e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës për rastin e Rozafa Koliqit.

Dëshmia e sekretarit Kelmendi ka filluar në orën 13:00 ndërsa ka përfunduar rreth orës 15:30.

Pas dëshmisë së tij, sekretari Kelmendi nuk tha asnjë fjalë për KALLXO.com por vazhdoi në heshtje rrugën për të dalë nga objekti i policisë ku po intervistohej.

Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës ka filluar hetimet pas hulumtimit të emisionit “Jeta në Kosovë” për rastin e Rozafa Koliqit, të cilës i është mohuar e drejta për t’u zgjedhur asistente në departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë.

Policia nuk dha detaje për këtë rast, për shkak të ecurisë së hetimeve.

“Lidhur me kërkesën në fjalë, ju njoftojmë se rasti tani është në fazën e hetimeve paraprake dhe konsiderojmë se përgjigjja në pyetjet e parashtruara mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”, tha Policia.

Javë më parë, hetuesit e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës kanë marrë në pyetje edhe rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

KALLXO.com ka raportuar për paraqitjen e rektorit në Polici, i cili ishte intervistuar nga hetuesit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion

Musa Dragusha, avokati i rektorit Marjan Dema kishte thënë për KALLXO.com se rektori dhe zyrtarët e UP-së janë në një proces të hetimit që është duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës

“Rektori i Universitetit si dhe zyrtarë të tjerë janë në një proces të hetimit që është duke e zhvilluar njësia e Policisë së Kosovës ndërlidhur me veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë nga neni 222 i Kodit Penal të Kosovës”, tha Dragusha

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë