Loading…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s viziton Kosovën

  • 28/01/2017 | 18:18

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s viziton Kosovën

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO’s, pritet të vizitojë Kosovën më 3 shkurt, ku do të ketë takime me Presidentin dhe Kryeministrin si dhe do të vizitojë trupat e KFOR’it.


Kjo vizitë e Stoltenberg vjen pas tensioneve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Javën e ardhshme për vizitë në Kosovë do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg.

Burime diplomatike i kanë thënë Gazetës Express se vizita e Stoltennberg do të jetë më 3 shkurt dhe vjen pas tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai pritet t’i takojë Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Isa Mustafa dhe trupat e KFOR’it.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë acaruar kohëve të fundit pasi një tren serb dështoi të futej në Veri të Mitrovicës. Treni ishte nisur nga Beogradi dhe kishte mbishkrime nacionaliste si “Kosova është Serbi”.

Me këtë rast, NATO ishte deklaruar se do të intervenonte pas Policisë së Kosovës dhe EULEX’i, me kusht që një gjë e tillë të kërkohej prej saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë