Loading…

Sejdiu tregon qëndrimin e PSD’së, a do t’i bëj bashkë votat me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë?

  • 14/11/2018 | 21:27

Sejdiu tregon qëndrimin e PSD’së, a do t’i bëj bashkë votat me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë?

Shefi i Grupit parlamentar të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, ka folur për mocionin e LDK’së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.


Sejdiu në televizionin  T7 ka thënë se mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të behët në kohen e duhur.

“Qeveria Mustafa ka rënë me votat e deputetëve shqiptarë. Nuk kanë qenë vendimtare votat e Listës Serbe”,

Sejdiu ka thënë se tash qeveria Haradinaj rrezohet vetëm me votat e Listës Serbe.

“Por tash votat për rrëzim të qeverisë janë vendimtare ato të Listës Serbe. Pra, pa votat e tyre qeveria nuk mund të rrëzohet. Tash në duhet të vendosim a dëshirojmë të rrezojmë qeverinë me votat e tyre apo jo”.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk bën të rrëzohet vetëm pse është ngritur një taksë ndaj Serbisë, dhe tash qeveria të bije nga votat e Listës Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë