Loading…

Sejdiu për flamujt në produkte: Vendimi është individual, benefitet kolektive

  • 31/03/2019 | 14:52

Sejdiu për flamujt në produkte: Vendimi është individual, benefitet kolektive

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu ka thënë së ndër punët më të mira që është vendosur në Kuvend, është futja  e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, me të cilin kërkohet vendosja e flamurit të shtetit, transmeton Gazeta Metro.


Sejdiu ka thënë se përmes këti ligji kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim.

Deputeti i PSD’së  përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se në pikat e shitjes gjithandej Kosovës mund të vendoset mes produkteve vendore dhe të tjera, mirëpo benefitet janë kolektive

Ky është postimi i plotë:

“Një nga punët që kemi bërë në Kuvend është edhe futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim!

Sot në pikat e shitjes gjithandej Kosovës  mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore (foto 1), e kështu të ndihmoni punësimin dhe ekonominë e vendit, apo edhe të vazhdohet me konsumin e produkteve tjera (foto 2)!

Vendimi është individual, por benefitet mund të jenë kolektive!”, ka shkruar Sejdiu në postimin e tij në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë