Loading…

Sejdiu kërkon që Mustafa të dorëhiqet nga Kreu i LDK’së

  • 11/05/2017 | 16:49

Sejdiu kërkon që Mustafa të dorëhiqet nga Kreu i LDK’së

Isa Mustafa, gjatë ditës së mërkurë, mori goditjen e fundit nga partneri i koalicionit, PDK-ja, me të cilën kishin qeverisur bashkë gati për tri vjet.


Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili ka drejtuar LDK-në pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, thotë se Mustafa ka dështuar me qeverisjen e vendit dhe me atë të partisë. Sejdiu nuk e përjashton mundësinë që të rikandidojë për kryetar të LDK-së.

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka akuzuar ashpër Isa Mustafën dhe mënyrën se si ai e ka menaxhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për Gazetën Express, Sejdiu, i cili mban postin e Kryetarit të Nderit të LDK-së, thotë se e kishte paralajmëruar Mustafën për rrezikun me të cilin mund të ballafaqohej, duke hyrë në koalicion me PDK-në, që në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

Madje zbulon se ky koalicion ishte lidhur shumë më herët se që u prezantua në opinion, pavarësisht krijimit të VLAN-it.
“Në mënyrë të papërgjegjshme ka filluar dhe në mënyrë të papërgjegjshme ka përfunduar ky koalicion. Unë i kam dhënë vërejtjet e mia për këtë koalicion, por që nuk janë marrë parasysh nga lidershipi”, u shpreh Sejdiu.

Bashkëpartiaku i Mustafës nuk habitet me atë çfarë ndodhi të mërkurën, me ç’rast pikërisht partneri i koalicionit prishi atë, duke e votuar mocionin e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë.

Sipas Sejdiut, Mustafa përfundoi njësoj sikurse ai ia bëri bllokut opozitar, atë kohë VLAN-It. Ish-lideri i këtij subjekti që ishte në postin e të parit të LDK-së pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke e marrë udhëheqjen në vitin 2006, kërkon largimin e Mustafës nga ky subjekt.

E rëndësishme, sipas tij, është që LDK-ja tash e tutje ta dijë se kush po e udhëheq. Sejdiu pranon se është i gatshëm që të jetë pjesë e listave zgjedhore të LDK-së dhe të japë kontributin e tij në këtë subjekt. Ai kërkon që të ketë një reflektim të veçantë nga LDK-ja, përderisa e bën përgjegjës Mustafën për gjendjen që kjo parti është tani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë