Loading…

Sejdiu: Haradinaj nuk i merr vendimet për AKR-në

  • 19/08/2017 | 15:40

Sejdiu: Haradinaj nuk i merr vendimet për AKR-në

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), dhe deputeti Korab Sejdiu ka mohuar se kjo parti i ka dhënë mbështetje koalicionit PAN për formimin e qeverisë.


Ai këto komente i ka bërë si reagim ndaj asaj që ka thënë të shtunën i nominuari për kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj se qeverinë kanë mundur të formojë më herët por se e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së, për të krijuar një qeverisje më bazë më të gjerë.

Sejdiu të shtunën ka thënë se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e AKR-së, për të ndryshuar nga qëndrimi  fillestar që me qenë pjesë e koalicionit LAA.

LEXO EDHE: Haradinaj llogarit në AKR’në për krijimin e Qeverisë.

Ai i ka bërë me dije Haradinajt se për AKR-në vendosin anëtarët e saj, e jo Haradinaj e askush tjetër.

“Për AKR-në merr vendime AKR, e jo z. Haradinaj apo dikush tjetër. Nuk ka asnjë vendim që është marr në strukturat  e AKR-së për të ndryshuar qëndrimin tonë fillestar, që më qenë dhe më veprua në kuadër të koalicionit LAA”, është shprehur Sejdiu për lajmi.net.

Ramush Haradinaj i nominuar për kryeministër është shprehur se ata kanë mundur ta formojnë Qeverinë edhe më herët, por që e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së.

“Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por është krijuar një situatë e re më gjithëpërfshirëse te pozicioni i AKR-së dhe i kemi dhënë kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ditë më parë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli u kishte dhënë një ultimatum prej 10 ditësh Vetëvendosjes e LDK-së, që të dëshmojnë që kanë numrat për ta formuar Qeverinë, dhe nëse ata nuk arrin ta bëjnë këtë, ai kishte kërcënuar me ndryshim pozicionimi sa i përket formimit të institucioneve.

Por, edhe nëse ndodh që AKR ta mbështesë PAN-in, deputeti Sejdiu ka përsëritur qëndrimin e ti, se ai nuk do jap votën për koalicionin  PDK-AAK-Nisma.

“Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë, që në strukturën aktuale të PAN-it, vota ime nuk mundët më shku në atë drejtim”, ka deklaruar ai.

Sejdiu i cili më profesion është jurist ka bërë thirrje që koalicionit PAN t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, pasi ata deri më tani kanë refuzuar ta paraqesin kandidatin e tyre.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar më 24 gusht. Koalicioni PAN ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë ku edhe do ta paraqesin kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë