Loading…

Sejdiu: AKR’ja do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve

  • 15/05/2017 | 08:17

Sejdiu: AKR’ja do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Korab Sejdiu, ka bërë me dije se ky subjekt politik është duke i shqyrtuar ofertat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion parazgjedhor.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se elektorati i AKR-së do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Kushdo që i bashkon forcat me AKR-në ia garanton vetvetes vendin e parë në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, kushtet e AKR-së për koalicion parazgjedhor janë garancia për zbatimin e programit të saj ekonomik dhe qeverisja me duar të pastra. Nëse këto kushte nuk plotësohen, Sejdiu ka thënë se AKR-ja mund të garojë e vetme në zgjedhje pasi, sipas tij, nuk ia ka frikën pragut zgjedhor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: i[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë