Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka bërë të ditur se me të marrë lajmin për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës, ka vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e shtetit që autorët e krimit të kapen sa më parë, shkruan Gazeta Metro.
“Me t’u njoftuar me aktin kriminal që ndodhi sot në veri të Kosovës, si rezultat i të cilit u vra Oliver Ivanoviq, kam vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e shtetit që akterët e këtij krimi të kapen sa më parë. Në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, e cila që nga momenti i parë është në vendin e ngjarjes dhe së bashku me mekanizmat tjerë relevantë të sigurisë dhe në koordinim me organet e ndjekjes jemi duke e trajtuar në mënyrë më serioze aktin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka shkruar Sefaj.
Ai poashtu ka thëën që institucionet e vendit duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Kryeministria, Policia e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, jemi të përkushtuar që këtij akti kriminal t’i japim sa më shpejtë një epilog. Gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë. /gazetametro.net
http://gazetametro.org/pamje-te-rralla-ivanovic-ia-puth-doren-vajzes-se-bajram-rexhepit/