Ka filluar seanca urgjente e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut.
Në fillim të kësaj seance, e thirrur me 13 nënshkrimet e asamblistëve të PDK-së, Rrustem Musa, ka lexuar një deklaratë me anë të së cilës kanë kërkuar ndër të tjera rrënimin e murit të ndërtuar, normalizimin e situatës në veri dhe krijimin e kushteve për lëvizje të lirë.
Megjithatë, Faruk Mujka nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka quajtur paradoksale thirrjen e seancës nga PDK, duke i bërë përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar, që sipas asamblistit Mujka, rrjedh nga dialogu Prishtinë Beograd, duke vazhduar me kërkesën për dorëheqjen e ministres për dialog Edita Tahiri, ministrit Skënder Hyseni e kryeministrit Isa Mustafa.