Loading…

Seancë teknike për rastin “Stenta”, kërkohet ndarja e lëndës

  • 19/12/2016 | 08:25

Seancë teknike për rastin “Stenta”, kërkohet ndarja e lëndës

Një seancë teknike pas dhjetë ditësh është caktuar për aferën e njohur si “Stenta”.


Avokatët, prokurori dhe trupi gjykues priten të mblidhen për të shqyrtuar çështjet teknike të këtij rasti, shkruan sot Koha Ditore.

Gjashtë muaj prej ngritjes se aktakuzës për aferën më të madhe në shëndetësi, ku janë të përfshirë 64 persona, vetëm një seancë është mbajtur. Prokurori i rastit, Admir Shala, ka thënë se kjo është çështje e gjykatës.

“Ajo varet tërësisht nga efikasitetit i gjykatës”, ka thënë ai. Por vonesat e tilla mund ta zbehin këtë rast.

Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se ky rast nuk është proceduar mirë që nga Prokuroria e Shtetit. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se tashmë edhe gjykata ka bërë shkeljet e para në këtë rast.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë