Loading…

Seancat koti të Kuvendeve Komunale për lirimin e Haradinajt

  • Nga

  • 07/02/2017 | 16:28

Seancat koti të Kuvendeve Komunale për lirimin e Haradinajt

Kuvendi i Kosovës më 10 janar kishte dështuar të miratojë një rezolutë e cila kërkonte lirimin nga ndalimi në Francë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj. Megjithatë, kjo rezolutë edhe nëse do të miratohej, nuk është se do të merrej parasysh nga drejtësia franceze. Por, absurdi edhe më i madh po ndodhë nëpër kuvende komunale. Ato po organizojnë seanca të jashtëzakonshme, përmes të cilave po i kërkojnë Francës që të lirojë Haradinajn. Ndërsa efekti i barabart me humbje kohe koti, me gjasë si shumica e seancave tjera. 


Deri më sot janë mbajtur disa mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendeve komunale nëpër Kosovë, duke përfshi komunën e Suharekës, Gjakovës e Deçanit, e ku të gjitha kishin si kërkesë lirimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa sot të njëjtën praktikë e ka ndjekur edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, që ka miratuar deklaratën e përbashkët ku kërkonte lirimin sa më të shpejt dhe angazhimin e institucioneve vendore për t’i tërhequr fletarrestët e Serbisë.

Por sa janë të arsyeshme, dhe sa kanë rendësi këto seanca, kur e dimë që organet në nivel komunal nuk kanë asnjë fuqi politike e aq më pak juridike që të ndikojnë në lirimin e Haradinajt, apo të tjerëve në rastet e ngjashme.

Analisti politik Halil Matoshi i ka cilësuar si të paarsyeshme mbledhjet e tilla, ngase sipas tij, asgjë nuk mund t’i ndihmojnë përballjes së Haradinajt me drejtësinë franceze.

Matoshi ka thënë për Gazetën Metro se këto mbledhje të jashtëzakonshme janë si “orët e historisë në shkolla”, dhe humbje kohe.

“Këto ngjarje janë angazhime për protagonizëm të individëve e grupeve politike, sepse asgjë nuk mund t’i ndihmojnë përballjes së Ramush Haradinajt me drejtësinë franceze. Institucionet shtetërore duhet të merren me këtë punë, jo në sensin e interferimit në drejtësi, por në dokumentimin e paarsyeshëm juridik të fletarrestit, si një tendencë për hakmarrje e shtetit serb, që ishte agresor në konfliktin e Kosovës kundër një kryengritje shqiptarëve”, ka thënë Matoshi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë