Loading…

Seanca vazhdon në orën 16:30

  • 04/09/2018 | 13:54

Seanca vazhdon në orën 16:30

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku është paraparë të votohet ekipi negociator për të dialoguar me Serbinë, i propozuar nga Qeveria do të vazhdojë në orën 16:30.


Këtë e ka bërë të ditur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si dorëzim përballë presionit të Hashim Thaçit, pjesëmarrjen e sotme të AAK-së dhe NISMA-s në seancën e thirrur për miratimin Grupit Negociator për dialogun me Serbinë.

Sipas tyre, LDK-ja nuk do të lejojë përdhosjen e shtetit të Kosovës.

Kujtojmë që deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, ka qenë e vetmja deputete nga opozita që ka marrë pjesë në seancën e sotme të thirrur nga pozita.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë