Loading…

Se ku është kufiri e dinë edhe barinjt e Pejës

  • 23/02/2017 | 21:19

Se ku është kufiri e dinë edhe barinjt e Pejës

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, edhe njëherë po përsërit se Kosova nuk humb asnjë metër katrorë të territorit të saj. Thotë se puna e komisionit për matjen e territorit tashmë ka përfunduar dhe ai i beson plotësisht këtij raporti.


Thotë se është siguruar nga Komisioni se Kosova do t’i ketë ato metra që ka pasur gjithmonë.

Madje se ku janë kufijtë thotë se e dinë edhe barinjtë e Pejës.

“Edhe barinjtë e dinë se çfarë toka kanë qenë të Kosovës se edhe baritë kanë paguar taksa për stane dhe e dinë kujt i kanë paguar taksa. Po të flasësh me njerëz veç e veç, e dinë çdonjëri ku ka qenë kufiri”, thotë Mustafa.

Në një intervistë për “Tribuna Channel”, kryeministri i vendit akuzon opozitën se po mbanë peng qytetarët, pasi ratifikimi i kësaj marrëveshje pengon liberalizimin e vizave.

“Partitë që po kundërshtojnë Demarkacionin, kështu mbajnë peng vetëm qytetarët por s’do t’i sigurojnë qytetarët që do të fitojmë më shumë territor”, tha Mustafa.

Kryeministri thotë se edhe vetë ka analizuar të gjitha dokumentet dhe vjetarët statistikorë, të cilat po e bëjnë edhe më të sigurt se Demarkacioni duhet të ratifikohet.

E kur foli për kundërshtimin e opozitës dhe të disa deputetëve të tjerë, Mustafa thotë se kanë interesa tjera.

E nuk nguron ti quaj kokëfortë dhe shfrytëzues situatash.

“Unë jam shumë i lumtur se është vërtetuar territori i saktë dhe e kam bindjen e plotë personale, profesionale dhe përgjegjësinë që kam se Kosova s’ka humbur asnjë metër katrorë. Kjo është e vërteta dhe a donë ta pranojnë ata që kanë krijuar politika populliste. Të themi se padrejtësitë historike që iu kanë bërë Kosovës në të kaluarën, s’mund t’i zgjidhim tash. Asnjë deputet nuk është i marrë dhe e dinë çështjen e demarkacionit. Është çështje kokëfortësie dhe politikave populliste të tyre, dhe të dalin para qytetarëve për të treguar që Kosova është më e madhe se që është. Nuk mund ta rrisni Kosovën”, tha Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë