Loading…

Se çfarë ëndërroni varet nga pozicioni në të cilin flini: Njëra anë është shkaktar i maktheve, ndërsa tjetra i ëndrrave erotike

  • 05/07/2022 | 16:24

Se çfarë ëndërroni varet nga pozicioni në të cilin flini: Njëra anë është shkaktar i maktheve, ndërsa tjetra i ëndrrave erotike

Qe cili është pozicioni i gjumit që duhet fajësuar për ëndrrat e këqija dhe në cilin pozicion mund të prisni ëndrra ˮtë tillaˮ.


Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë në jetën tonë se sa një ëndërr e mirë mund të na bëjë të lumtur dhe të na bëjë të bukur gjithë ditën, por edhe sa shumë makthe mund të na sjellin në kokë për ditë të tëra dhe të na prishin humorin.

Shkencëtarët pohojnë se ajo që ne ëndërrojmë ka të bëjë me pozicionin në të cilin flemë, kështu që le të themi se ata që flenë në shpinë kanë më shpesh makthe, transmeton Telegrafi.

Për të qenë të saktë, pozicioni i gjumit nuk është i vetmi faktor që ndikon në ankthet – stresi, disa ilaçe dhe pozicioni i gjumit gjithashtu kontribuojnë në këtë.

Sipas profesorit Kelvin Kai-Ching Yu nga Universiteti i Hong Kongut, gjumi në shpinë kontribuon në makthe sepse “ushtron presion në disa pjesë të trupit që mund të lidhen me ëndrrat”.

Një studim i kryer nga doktor Mehmet Jusel Agargan përcaktoi se është më mirë të flemë në anën e djathtë dhe se atëherë do të kemi ëndrra që na sjellin lehtësim dhe ndjenjë sigurie.

Nga ana tjetër, gjumi në anën e majtë shoqërohet me ndjenja dhe pasiguri intensive dhe nëse flini në bark, keni shanset më të mira për të parë ëndrra erotike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë