Loading…

S’do votoj marrëveshje tjetër për kufirin, pos asaj e cila është nënshkruar në Vjenë

  • 11/05/2017 | 22:15

S’do votoj marrëveshje tjetër për kufirin, pos asaj e cila është nënshkruar në Vjenë

Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kjo parti nuk po pëson rënie. Me 11 qershor, thotë ai, do të bëhet e qartë përkrahja e vazhdueshme e qytetarëve për PDK’në.


Hoxhaj thotë se shqetësim aktual është mosbesimi i qytetarëve karshi shtetit të Kosovës. E kjo sipas ish-ministrit të Jashtëm është faj i përbashkët si i pushtetit njëjtë edhe opozitës.

“Ka një mungesë të besimit në shtetin e Kosovës ku ndoshta përgjegjësia është e gjithë neve, edhe e opozitës.

Hoxhaj në Rubikon të KTV-së është shprehur i sigurt në marrëveshjen e demarkacionit. Teksa me garanci ka thënë se do të jetë edhe në mandatin tjetër deputet, nënkryetari i PDK-së dhe ministri në largim, Enver Hoxhaj thotë se nuk ndryshon qëndrim karshi demarkacionit.

Hoxhaj theksoi se marrëveshja është e saktë dhe pushteti i ardhshëm do të përballet me po të njëjtën marrëveshje.

“Unë nuk do të votoj kurrë një marrëveshje tjetër për demarkacionin, pos asaj e cila është nënshkruar në Vjenë. Është e drejtë, besoni. Kushdo që të jetë në pushtet do të përballet me këtë realitet”, ka thënë Hoxhaj.

Shndërrimi i demarkacionit në kauzë politike, thotë Hoxhaj, nuk i ka shërbyer vendit.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje, shndërrimi i kësaj marrëveshje në kauzë nuk i ka shërbyer vendit”, shtoi tutje ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë