Loading…

Schwarz diplomaci spastrimi: MPJD përjashton edhe 4 diplomatë, disa nga ambasada në Hagë

  • 09/12/2022 | 23:09

Schwarz diplomaci spastrimi: MPJD përjashton edhe 4 diplomatë, disa nga ambasada në Hagë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po vazhdon me spastrime politike të diplomatëve në këtë ministri.


Gërvalla sot i ka larguar nga puna edhe 4 diplomatë. Ajo e ka larguar edhe një prej njerëzve kryesorë që kishin mbetur në Ambasadën e Kosovës në Hagë, që së bashku me bashkëshortin e saj me përkushtimin kujdeseshin për familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë gjatë vizitave të tyre.

Demokracia ka raportuar se ka mësuar se në mesin e katër diplomatëve të larguar nga puna janë Yllka Geci, e cila deri më tani ka shërbyer në Hagë si konsulle, Adnan Jakupin dhe dy diplomatë të tjerë.

Emrat e dy të fundit nuk dihen ende.

Tutje Demokracia ka raportuar se Adnan Jakupi është vëllai i artistes Leonora Jakupi, për të cilin ishte raportuar edhe më herët se ishte larguar nga Gërvalla, mirëpo në mungesë të transparencës së MPJD-së, mediat e kishin ngatërruar largimin e Adnan Dragajt me të.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë