Loading…
Schroeder dhe Vucic flasin për Kosovën, tregojnë se kur arrihet marrëveshja
  • 23/05/2019 | 19:50

Schroeder dhe Vucic flasin për Kosovën, tregojnë se kur arrihet marrëveshja

Aleksandar Vucic e Gerhard Schroeder biseduan për bombardimet e NATO’s integrimin e Serbisë në BE dhe për Kosovën po ashtu në forumin World Minds të organizuar në Beograd, transmeton Gazeta Metro.


Një forum i organizuar në Beograd nga World Minds bashkëbisedues në skenë ishin Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vucic dhe ish Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder. Ishte e paevitueshme që të diskutohej për bombardimet e 1999’së, kur Schroeder ishte Kancelar.

Presidenti serb përsëriti qëndrimin e pandryshueshëm serb “ Shumë civilë vdiqën, edhe policë e ushtarë, njerëz të pafajshëm. Duhet të falim, por nuk mundemi të harrojmë, duhet të vazhdojmë përpara, të krijojmë një shtet të zhvilluar ekonomik”.

Aleksandar Vucic foli edhe për Kosovën pasi u pyet se ku qëndron Serbia sa i përket Kosovës tas, ai tha “të gjithë janë të humbur në hapsirë e kohë”. Ai vazhdoi edhe me “ Do të ju them të vërtetën, biseduam për këtë rreth pesë orë e pastaj më erdhi porosia se duhet të përshpejtojmë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Prishtina nuk mund të konsolidohet pa Serbinë, e ne do të bëjmë më të mirën që të mbajmë rendin dhe qetësinë. Duhet ta bëjmë këtë edhe për FMN, Bankën Botërore, na duhen më shumë autoudhë, më shumë zhvillim ekonomik” tha presidenti serb.  Vucic vlerësoi edhe se “askush nuk do të zvarris Serbinë drejt BE’së që pastaj ajo të zgjidh problemet e veta të brendshme aty”.

Aleksandar Vucic foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë dhe Vladimir Putinin ku shpjegoi se vetëm një herë e ka vizituar Putin’in në shtëpinë e tij por se kanë bashkëpunim të mirë Vucic në fund shtoi edhe se “Nëse nuk na doni në BE na tregoni, mos kërkoni shkas në bashkëpunimin tonë me Rusinë”.

Ish Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder tha gjatë debatit se sulmin ndaj Serbisë ishte vendim i përbashkët i anëtarëve të NATO’s. Ai shtoi se “Ishte vendim shumë i rëndë, por duhej të vendosnim që të i bashkangjitemi bombardimit pas shqyrtimit të të gjithë situatës në Kosovë”.

Njëkohësisht Gerhard Schroeder konsideron se më së lehti do të ishte të pranohej së pari Serbia në BE, e pastaj të shqyrtohej zgjidhja e mundshme e çështjes së Kosovës. Ai shtoi se shtoi se Serbia është në “rrugë të mirë”, posaqërisht sa i përket ekonomisë.

Gerahrd Schroeder është kryetar i komisionit të aksionerëve të kompanisë Nord Stream AG, ku kompania publike ruse GazProm posedon 51 %, e që po ndërton tubacion gazsjellës e kundërshtuar nga shumë shtete të BE’së dhe SHBA’ja.

Atëherë ende në pushtetin e Milosevicit, një gjykatë serbe për ‘krime lufte’ për bombardimet e Jugosllavisë në vitin 1999, Kancelari Schroeder ishte ‘dënuar’ me 20 vite burg në mungesë në vitin 2000, së bashku me 14 udhëheqës të tjerë perëndimor, ./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë