Loading…

Scholz: Putin ma përmend bombardimin e ish-Jugosllavisë, i thashë se e ndalëm gjenocidin

  • 21/02/2022 | 11:34

Scholz: Putin ma përmend bombardimin e ish-Jugosllavisë, i thashë se e ndalëm gjenocidin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se agresioni ushtarak kundër Ukrainës do të ishte gabim serioz. Scholz, që gjatë javës që shkoi ka vizituar, Moskën ka thënë se nuk ka asnjë arsyetim për vendosjen e 100 mijë ushtarëve në kufi me Ukrainën.


Duke folur rreth raporteve me Rusinë dhe bisedave me Putin, Scholz ka thënë se Presidenti rus vazhdimisht ia përmend ish-Jugosllavinë.  Ai ka thënë se Rusia nuk ka nevojë të frikësohet për sigurinë e saj nga NATO ose BE sepse ato nuk përbëjnë kërcënim.

“Jam i sigurt se nuk e kemi nxitur Putinin ta bëjë këtë që po bënë. Të jem i qartë, NATO nuk është agresive, nuk duhet të brengoset, BE nuk është agresive. Ai e pohon të kundërtën, por në fund, nga pikëpamja jonë kjo është gjithmonë kështu. Kurdo që ia them këtë, ai e përmend argumentin e konfliktit në Jugosllavi duke thënë se NATO atje ishte agresive dhe se i ka lënduar njerëzit që nuk kanë bërë asgjë të gabueshme” ka thënë Kancelari.

“Unë i përgjigjem se atje ka pasur gjenocid që ne provuam ta ndalim, dhe të mos harrojë që njerëzit në ballkanin Pernëdimor duan të bëhen anëtarë të BE’së dhe se kjo nuk është mënyra se si ata e shohin situatën. Këtu kemi dallime në mendime. Dhe pastaj ai fillon të flas për diçka që e quan gjenocid në Donbas- që është qesharake” ka thënë Scholz.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë