Loading…

‘S’bëjmë pazare’, Hamza: Kurti na e ofroi Kryetarin e Kuvendit në këmbim të votës për Presidentin

  • 20/04/2026 | 20:27

‘S’bëjmë pazare’, Hamza: Kurti na e ofroi Kryetarin e Kuvendit në këmbim të votës për Presidentin

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, nxjerri në pah detajet e komunikimit të fundit me Albin Kurtin lidhur me presidentin, duke e cilësuar propozimin e tij si krejtësisht të pakuptimtë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Hamzës, Kryeministri i ka ofruar Partisë Demokratike postin e Kryetarit të Kuvendit, me kushtin që VV-ja të marrë në këmbim pozitën e nënkryetarit që aktualisht e mbajnë opozitarët.

Hamza u tregua i prerë para gazetarëve, duke sqaruar se PDK-ja nuk është e interesuar për “pazare” me karrige që tashmë janë të zëna dhe procese që kanë përfunduar me kohë. Ai bëri të qartë se prioriteti i tyre është shteti dhe jo rehatimi i individëve nëpër zyra.

“Sepse kryesia e Kuvendit është konstituar, Kuvendi është i konstituar, janë zgjedhur janë të votuar. Nuk e kemi kontestuar këtë çështje, nuk jemi duke folur për kryetar të Kuvendit. Nuk kemi shkuar të lypim pozitë as për vetë as për ndonjërin nga anëtarët e Partisë Demokratike. Kemi shkuar që me i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik. Kjo nuk është fare serioze”, deklaroi Hamza para mediave./gazetametro.net

Hamza: Kosova po mbahet peng nga kalkulimet e pushtetit

PDK për Presidentin: E konsiderojmë të përmbyllur kontributin tonë, fajin e ka pushteti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë