Loading…

SBASHK’u merr vendim: Greva pezullohet deri në janar të vitit 2023

  • 01/10/2022 | 14:16

SBASHK’u merr vendim: Greva pezullohet deri në janar të vitit 2023

Kreu i Këshillit Grevist, Rrahman Jashraj, ka thënë se pezullimi i grevës do të bëhet deri në janar të vitit 2023, shkruan Gazeta Metro.


Në konferencë të jashtëzakonshme për media, Jasharaj ka treguar se do të respektojnë vendimin e shumicës, të cilët kanë vepruar pro pezullimit të grevës.

Ai tha se greva pezullohet deri në janarin e vitit 2023 dhe kjo do të ndikojë në reflektimin e Qeverisë.

“Me kënaqësi e respekt po i drejtohem grevistëve dhe kolegëve kudo ku janë. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi më 25 gusht. Ata që na fyen e na linçuan ua lë në fytyrën e tyre. Këshillat grevistë kanë bërë punë të shkëlqyer, prandaj si Këshill grevist i BSPK-së dhe SBASHK-ut jemi të obliguar të punojmë sipas shumicës. Nga qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë. Uroj që Qeveria ta mbaj fjalën për Ligjin e Pagave. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për Sigurime Shëndetësore. Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet por pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Rezultati ishte goxha i ngushtë për pro dhe kundër”, ka thënë Jasharaj.

Atdhe Hykolli nga Bashkimi i Sindikatës së Pavarur të Kosovës ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme.

“Greva ka qenë e ligjshme e nevojshme, tash ka hyrë në javën e pestë…. greva nuk ishte dhe nuk do të jetë akt personal i askujt, por mjet i organizimi sindikal. Greva është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës dhe mbrohet…”, ka thënë Hykolli.

Pas këtij vendimi, një muaj pas grevës, të hënën pritet të fillojë mësimi në shkolla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë