Loading…

SBASHK: Jemi në pritje të pagave për mësimdhënësit

  • 05/10/2022 | 10:50

SBASHK: Jemi në pritje të pagave për mësimdhënësit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) është në pritje për mësimdhënësit.


Kështu deklaroi për Klankosova.tv Reshit Kushaj, nga SBASHK.

Kushaj tha se në mbrëmje do të zhvillohet një takim me kryetarët komunal të SBASHK-ut dhe ndoshta aty mund të merret ndonjë vendim për veprim sindikal.

“Po, jemi ende në pritje të ekzekutimit të pagave” – tha ai.

“Ne çdo mbrëmje në ora 20:00, zhvillojmë takime online me kryetarët komunal të SBASHK-ut dhe ndoshta aty mund të merret ndonjë vendim për veprim sindikal” – theksoi Kushaj.

Ai shtoi se presin nga Qeveria e Kosovës të reflektojë lidhur me situatën.

“Ne akoma nuk kemi ndonjë ftesë nga Qeveria. Kryetarët komunal të sindikatës po zhvillojnë takime me kryetarët e komunave dhe ne presim që ata të veprojnë, sepse siç e dini ju punëdhënëse është komuna” – shtoi ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, ka thënë se do ta presin qeverinë deri më 5 tetor që t’i ekzekutojë pagat, dhe nëse kjo nuk ndodh mund të ketë rikthim të grevës.

Të hënën ka nisur procesi mësimor pas pesë javësh për shkak të grevës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë