Loading…

Sava Janjic kundër ndarjes dhe kundër njohjes së Kosovës

  • 08/09/2018 | 23:03

Sava Janjic kundër ndarjes dhe kundër njohjes së Kosovës

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjic, ka deklaruar se Kisha ortodokse serbe kundërshton çfarëdo ndarjeje të Kosovës, sepse ajo çon drejt njohjes e Kosovës së “vetëshpallur” dhe ekzodit të serbëve.


“Përkufizimi” nuk është gjë tjetër pos ndarja territoriale e etnike e territorit të Serbisë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Kosovës do t’i takonte shtetit ”të vetëshpallur” të Kosovës, në të cilën të drejtat e serbëve do të ishin edhe më të pakëta, nëse do të ketë fare, apo Shqipërisë së madhe. Kjo kurrsesi nuk mund të jetë zgjidhje dhe do të shprehej tepër keq në popull e në kishë, ka thënë Janjic në televizionin serb Nasha, transmeton gazetametro.net.

Janjic ka theksuar se është tepër joreale të pritet që serbët në këso situate ta kenë mëmirë se sa e kanë tash, dhe ka përkujtur se shumica e popullatës serbe në Kosovë jetojnë në jug të Ibrit.

“Kjo do të ishte porosi e hapur e Serbisë se ata njerëz i lë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo i godet më së shumti serbët, sepse ata presin mbështetje e mirëkuptim. Ata kanë votuar përnjerëzit të cilët tasj janë në pushtet mu për shkak të premtimit se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë”, ka thënë Janjic, sipas të cilit “serbët me shekuj kanë jetuar nën pushtete e sundimtarë të ndryshëm, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga Kosova.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë