Loading…

Sateliti i humbur para 50 viteve dërgon befas sinjal

  • 24/11/2016 | 20:41

Sateliti i humbur para 50 viteve dërgon befas sinjal

Një satelit i hedhur në hapësirë pesë dekada më parë dhe që humbi kontaktet me Tokën shumë shpejt, ka lënë me gojën hapur shkencëtarët, të cilët kanë konfirmuar se disa mesazhe misterioze të dërguara nga hapësira kanë si burim LES1.

Ky satelit u lëshua nga Cape Canaveral më 11 shkurt të vitit 1967. Rreth Tokës u rrotullua më pak se dy vjet dhe një avari në orbitën e përzgjedhur për të bëri që ai të mos dërgonte më kontakte drejt NASA.

Për pesë dekada ky satelit ka qëndruar në heshtje. Në vitin 2013, astronomi amator britanik, Phil Williams kapi me radioteleskopin e tij një sinjal të çuditshëm në frekuencën 237 mHz. Phil, i ndihmuar edhe nga studiuesit e NASA-s për 3 vite punoi për të verifikuar nëse sinjali ishte i satelitit LES1.

Në fund shkencëtarët arritën në përfundimin se një tronditje, me gjasë përplasja e satelitit me ndonjë trup të vogël qiellor, kanë rikthyer transmetimin e tij krejt papritur. Gjithsesi, sinjali transmetohet vetëm gjatë kohës kur panelet diellore të satellitit janë të kthyera nga drita e yllit tonë dhe për shkak se sateliti rrotullohet rreth vetes çdo 4 sekonda, edhe sinjalet vijnë me ndërprerje me këtë fraksion kohor.

Ky është shpjegimi zyrtar i vetë NASA-s dhe astronomit Phil Williams, por për konspiracionistët, LES1 po përdoret nga alienët që po përpiqen të vendosin kontakte me njerëzimin./ gazetametro.net

sateliti

satelitii

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mark[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë