Loading…

Sanchez drejt rikuperimit, mund të luajë ndaj Sampdorias

  • 07/09/2021 | 22:36

Sanchez drejt rikuperimit, mund të luajë ndaj Sampdorias

Alexis Sanchez është stërvitur sot së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve të Interit, kështu që mund të jetë në skuadër kundër Sampdorias.

Reprezentuesi kilian nuk ka luajtur ende këtë sezon për shkak të një problemi muskulor, përcjellë KosovaPress.

Ai është përmirësuar gradualisht pas trajtimit dhe sot për herë të parë ka punuar pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

Sipas “Sky Sport Italia”, ka një shans të mirë që Sanchez të jetë në stol për ndeshjen e kësaj fundjave në Serie A kundër Sampdorias.

Interi fitoi të dy ndeshjet e para të ligës kundër Genoas dhe Hellas Veronas.

Sanchez pati një seri lëndimesh edhe sezonin e kaluar dhe humbi katër ndeshjet e para të Kupës së Amerikës me Kilin për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, duke luajtur 45 minuta kundër Brazilit më 3 korrik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë