Loading…

Samsung S8 po vjen

  • 12/12/2016 | 14:31

Samsung S8 po vjen

Samsung ka vendosur të surprizojë të gjithë fansat dhe besnikët e kësaj marke me një aparat të ri, Samsung S8.

Kompania shpreson se ky telefon i ri të mund të rikthejë besimin e klientëve pas dështimit të aparatit Note 7 dhe shpërthimeve të njëpasnjëshme nga mbinxehja e baterisë.  Prurja e Samsung  do të ketë të gjitha ndryshimet që do të ketë  dhe rivali IPhone 8.

Nuk do të ketë më një buton “Home” pamja e parë e ekranit do të jetë thjesht një ekran i madh pa asnjë buton në të. Samsung do të “humbasë” edhe vendin e kufjeve pra përdoruesi do mund të dëgjojë muzikë dhe të përdorë kufje përmes lidhjes ëireless. Sipas burimeve mendohet që ky produkt të lançohet në treg në muajin mars.

Do të testohen me kujdes gjithashtu dhe qarqet që lidhen me ndjeshmërinë e telefonit sidomos pas thashethemeve të fundit rreth mosfunksionimit të duhur të tyre. Edhe ky aparat do të jetë një luftë mes dy komanive më të fuqishme në tregun e teknologjisë celulare, mes Apple dhe Samsung për të tërhequr sa më shumë përdorues.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë