Loading…

Samsung do të sjellë telefon që paloset më 2019

  • 04/04/2017 | 23:06

Samsung do të sjellë telefon që paloset më 2019

Inxhinieri i ekraneve të Samsung, Kim Tae-woong thotë se ekranet e tanishëm shiten mirë dhe nuk ka nevojë të nxitohet për teknologji të re të ekraneve të palosshëm, të cilët sipas tij do të lansohen në vitin 2019.

Kjo deklaratë i ka ndalur spekulimet se tashmë është gati Galaxy X me ekran të palosshëm e që do të debutojë në IFA gjatë shtatorit.

Analistët koreanë kanë konfirmuar se ekranet e tanishëm janë fitimprurës për Samsung dhe se kjo kompani nuk ka nevojë të nxitohet me produktet që ende nuk janë gati.

Sipas Chung Won-seok, ekranet e Samsung janë mbi 20 për qind fitimprurës, transmeton koha.net.

Ai ka thënë: Kur kërkesa e ekraneve të tanishëm do të fillojnë të bien, Samsung do të zbuloj ekranet e palosshëm si produkt tjetër.

Inxhinieri i ekraneve të Samsung, Kim Tae-woog gjithashtu ka thënë për mediat koreane se ekrani i palosshëm ende nuk është gatshëm, dhe se janë disa sfida teknike që duhet të përmirësohen.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë