Loading…

Samiti i ‘pasuksesshëm’ i BE’së, SHBA: Të fillojnë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

  • 25/06/2022 | 08:25

Samiti i ‘pasuksesshëm’ i BE’së, SHBA: Të fillojnë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

Qeveria amerikane ka dalë me qëndrim lidhur me pasigurinë rreth fillimit të negociatave qasëse mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pas Samitit të pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor që u mbajt së fundmi në Bruksel.


Për Washingtonin, besueshmëria e perspektivës për zgjerimin e BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë deklaruar për mediat në vend nga Departamenti amerikan i shtetit.

Në reagim theksohet se SHBA vijon të ofrojnë mbështetje për fillimin e bisedimeve qasëse të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e hodhi poshtë propozim francez, draft në të cilin për hapjen e negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve- Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vendosen si kusht për procesin negociues për anëtarësim të vendit në Union. /abcnews.al

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë