Loading…

Sami Lushtaku: Ivanovici në shtëpi ne në burg

  • 20/06/2017 | 17:16

Sami Lushtaku: Ivanovici në shtëpi ne në burg

Në fjalën e tij gjatë seancës në Gjykatën Supreme, Sami Lushtaku Rastin “Drenica 1” e krahasoi me atë të Oliver Ivanovicit.


“Unë tërë kohën kam kërkuar nga prokuroria prova, nëse i referohesh aktakuzës tonë dhe asaj të Oliver Ivanoviqit aty janë të vrarë me emra dhe mbiemra dhe ai sot është në shtëpi. E sot ne jemi në burg për vrasje të cilat nuk ekzistojnë”, tha Lushtaku.

Lushtaku ishte dënuar në vitin 2015 me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një vrasje të kryer në vitin 1998, edhe pse nuk dihej kush ishte vrarë, ndërsa vitin e kaluar Gjykata e Apelit e dënoi Lushtakun për përgjegjësi komanduese me 7 vjet burg.

Oliver Ivanoviqi që po gjykohet po për krime lufte u lirua nga arresti shtëpiak në muajin prill.

Lushtaku më tutje gjatë fjalës së tij, tha se nuk është e vërtetë që ishte bërë komandant i shtabit të Zonës Operative të Drenicës në kohën kur shkruhet në aktakuzë në shtator të vitit 1998, por më vonë.

Lushtaku gjithashtu mohoi se ka banuar afër vendit në Likovc ku prokuroria pretendon se u mbajtën të ndaluarit e kohës së luftës.

Ai tha se do të kishte dashur të ishte komandant me tërë kuptimin e fjalës, por ashtu nuk ishte në kohën e luftës së UÇK-së.

“Shumë kisha pasë qejf që vërtet të ishim komandantë me tërë kuptimin e fjalës, me ushtri, me kazerma, me reparte, por fatkeqësisht nuk kemi qenë. Dihet botërisht se lufta e UÇK-së ka qenë vullnetare, as unë e as gjeneral Syla, as Jahiri nuk kemi qenë komandant të kabineteve, të zyrave, por në vijën e parë”, tha Lushtaku, shkruan Kallxo.com

Pastaj Lushtaku tha se nuk i beson kësaj drejtësie.

“Lufta e UÇK nuk ka qenë dëshirë e jona, ka qenë diçka e domosdoshme, e imponuar. Në bazë të asaj që kam lexu nuk po besoj se të qenët ushtar i UÇK është e dënueshme. Nëse doni të na akuzoni për shkatërrimet që i ka bërë Serbia është në dorën e juaj, unë nuk i besoj kësaj drejtësie më”, tha Lushtaku.

Ai deklaroi se lufta është bërë për të mbrojtur civilët.

“Ne luftën e kemi bërë për mi mbrojtë fëmijët, gratë dhe shtëpitë tona, edhe pse nuk ia kemi arritë qëllimin gjithmonë. E di se kemi shpëtuar shumë civilë, kemi humbur shumë ushtarë për me i shpëtu civilët”, tha Lushtaku.

Lexo edhe Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë