Loading…

Salman Rushdie në kirurgji, Këshilli Mysliman Britanik reagoi pas sulmit qyqar terrorist

  • 12/08/2022 | 21:35

Salman Rushdie në kirurgji, Këshilli Mysliman Britanik reagoi pas sulmit qyqar terrorist

Shkrimtari britanikSalman Rushdie u sulmua sot me thikë nga një person i maskuar që e theri disa herë në gjoks dhe në qafë. Sipas informacionit të fundit Rushdie po trajtohet në spital dhe është ende në sallë operacioni, transmeton Gazeta Metro.


Shkrimtari i famshëm 75 vjeç po mbante një ligjeratë në institutin Chautauqua  në shtetin e New York kur u sulmua nga një person i maskuar. I dyshuari ka vrapuar në skenë dhe e ka goditur me thikë shumë herë Rushdie dhe intervistuesin e tij, Henry Reese.

Një video e dalë në internet nga vendi i ngjarjes shihet tollovia në skenë pak pas sulmit derisa njerëzit po ndihmonin Rushdie.

Sulmuesi ishte ndaluar nga personat në ngjarje derisa i ishte ofruar ndihma e parë shkrimtarit në vend. Ai më vonë është transportuar me helikopter në spitalin e Erie në shtetin e Pennsylvania.

Agjencisë së lajmeve Reuters i është konfirmuar nga agjenti i shkrimtarit, Andrew Wylie, se ai është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, pa dhënë detaje tjera.

Shkrimtari i nderuar me çmimin Booker Prize ishte kërcënuar me vdekje në një akt terrorizmi të sponsorizuar shtetëror, kur Ajetollah Khomeini, lideri fanatik islamik i Iranit, para më shumë se 30 viteve kishte ‘lëshuar Fatva’ për ta vrarë shkrimtarin pasi ai botoi romanin ‘Vargjet Satanike’. Khomeini kishte ofruar shpërblim prej 3 milion dollarëve poashtu, për atë akt terrorizmi.

Kjo ishte dënuar nga bota demokratike. Ajo ‘fatva’ ishte lëshuar më 1989’n dhe nuk ishte anuluar asnjëherë megjithëse presidenti i Iranit më 1998 Mohammad Khatami kishte deklaruar se më nuk e mbështesin më vrasjen e Rushdie.

Ky incident ishte vlerësuar si përplasja e parë mes kulturës perëndimore të lirisë dhe islamit dogmatik jo tolerant.

Irani njihet si shtet që ka sponsorizuar dhe vazhdon të sponsorizojë terrorizmin në botë. Megjithëse një shtet islamik i sektit shiit, nuk u ka mohuar mbështetjen organizatave terroriste suni si Hamas dhe Xhihadi Islamik.

Organizata ombrellë e komunitetit fetar mysliman në Mbretërinë e Bashkuar, Këshilli Mysliman i Britanisë, ka dënuar sulmin ndaj shkrimtarit në rrjete sociale, duke e vlerësuar të papranueshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë