Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e ka përshkruar më ndryshe largimin e Shpend Ahmetit nga ky subjekt politik.
“Fluturoi, fluturoi”, ka shkruar Zyba në facebook, duke e nxitur dilemën nëse atë e kanë larguar nga kjo parti apo ka dhënë vetë dorëheqjen, shkruan Gazeta Metro.
Ndërkohë, Ahmeti dorëheqjen e bëri zyrtare përmes një letre dërguar mediave, ku tregoi disa arsye të cilat e çuan atë deri tek ky vendim.
LEXO EDHE: Ahmeti thumbon subjektin që la: Nuk hyra aty për të luftuar me njëri-tjetrin
Ndërkaq, duhet të ceket se që nga përplasja në Vetëvendosje ku u krijuan dy grupe, çdoherë u raportua se Ahmeti ishte rreshtuar nga Molliqaj, gjë që do të thotë se nuk ishte e papritur kjo dorëheqje, shkruan Gazeta Metro.