Loading…

Salah ia kalon Ronaldos, këta janë futbollistët më të paguar në botë

  • 02/07/2022 | 14:44

Salah ia kalon Ronaldos, këta janë futbollistët më të paguar në botë

Mohamed Salah ka vazhduar zyrtarisht kontratën me gjigantin anglez Liverpool.


Lajmi që tifozët e Liverpoolit e kanë dëshiruar prej muajsh më në fund mbërriti të premten pasdite, dhe është një gjë shumë e nevojshme për skuadrën për sezonin e ri 2022/23.

Largimi i Sadio Mane në Bayern Munich nënkuptonte se Liverpool thjesht nuk mund të përballonte humbjen e Salah, dhe kjo është arsyeja pse klubi ka përmbushur kërkesat e tij të larta për paga.

Egjiptiani tani është lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit, ku paga e tij besohet të jetë rreth 464,000 euro në javë, e cila është afro dyfishi i fituesit të dytë më të lartë në klub, Virgil van Dijk.

Liverpooli ka kaluar të gjithë kufijtë për të mbajtur Salah dhe është e lehtë të kuptosh pse, kur shikon se çfarë ka arritur ai që nga transferimi në “Anfield Road” në verën e viti 2017.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Romës është pa diskutim një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpoolit, duke regjistruar 156 gola në 254 ndeshje, dhe duke fituar një bollëk trofesh, përfshirë titullin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Tani, burimet e “Daily Mail” kanë zbuluar 10 futbollistët me pagat më të mëdha në ditët e sotme pas shpalljes së marrëveshjes së re të Salah, me njeriun kryesor të Jurgen Klopp tani përpara super-yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain – 1,160,000 euro në javë

Lionel Messi, Paris Saint-Germain – 1,113,000 euro në javë

Neymar, Paris Saint-Germain, 703,412 euro në javë

Mohamed Salah, Liverpool – 464,000 euro në javë

Kevin De Bruyne, Manchester CIty – 446,887 euro në javë

Cristiano Ronaldo, Manchester United – 446,887 euro në javë

Erling Haaland, Manchester City – 435,000 euro në javë

David De Gea, Manchester United – 435,000 euro në javë

Antoine Griezmann, Atletico Madrid (në huazim nga Barcelona) – 413,226 euro në javë

Robert Lewandowski, Bayern Munich – 406,000 euro në javë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë