Analisti Ermal Sadiku ka komentuar rezultatet e UBO Consulting të publikuara në emisionin Pressing, shkruan Gazeta Metro.
Sipas hulumtimit publik, nëse zgjedhjet e përgjithshme nacionale do të mbaheshin këtë të diel, 62.6% e qytetarëve kanë gatishmëri për të dalë në zgjedhje. Rezultatet e hulumtimit tregonin këtë rezultat për zgjedhje: VV – 41.9%, PDK – 21.6%, LDK – 19.4%, AAK – 7.2%, Lista Guxo – 1.1%, Nisma Social Demokrate – 1%, AKR – 0.5%, PSD – 0.3%.
Sadiku ka thënë se në përgjithësi rezultatet janë të pranueshme, por ka pasur një koment shtesë për Listën Guxo dhe burrin e presidentes, Prindon Sadriu.
“Nëse Guxo ia mbyll Facebook’un Prindonit, atëherë do të rritet edhe më shumë”, ka thënë ai.
Lista Guxo u regjistrua së fundmi zyrtarisht si parti politike./gazetametro.net