Loading…

‘Saçi’ diplomatik: Pas Chollet, edhe Escobar pritet të vije të hënën në Prishtinë

  • 06/12/2022 | 22:49

‘Saçi’ diplomatik: Pas Chollet, edhe Escobar pritet të vije të hënën në Prishtinë

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për tu takuar me shefin e Qeverisë, Albin Kurtin.


Vizita e Escobar, sipas Kanal 10, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Ndërkaq burime të gazetës Nacionale kanë thënë se në shtetin tonë do të vijë Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, nënsekretari amerikan Derek Chollet.

Lajcak, ka thënë se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Ndryshe, gjatë ditës edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell nga Tirana ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë