Loading…

Sa shtetas shqiptarë jetojnë në emigracion, do të befasoheni (Hartë)

  • 03/02/2017 | 20:52

Sa shtetas shqiptarë jetojnë në emigracion, do të befasoheni (Hartë)

Shqipëria për gati gjysmën e shqiptarëve që kanë lindur në këtë shtet, është bërë shtëpi e dytë, pasi kanë zgjedhur që të emigrojnë dhe jetojnë në ndonjë shtet tjetër.


Shqiptarët me 38.8 për qind zënë vendin e dytë në Europë, pas boshnjakëve që kanë ikur nga vendi i tyre për të jetuar në një vend tjetër, përcjell gazetametro.net.

Ndërsa te boshnjakët ky fenomen është edhe më i theksuar, ku 43.3 për qind, apo gati gjysma e tyre kanë ikur ose nuk janë kthyer fare për të jetuar në vendlindje, pas ikjes nga lufta.

Uebi Jukub Marian’s duke shfrytëzuar të dhëna të Kombeve të Bashkuara ka bërë këtë hartë, ku nuk është përfshirë Kosova, pasi vendi ende nuk është anëtare në këtë familje të shteteve.

a

Emigracioni është shumë i madh edhe te një shtet tjetër ku jetojnë shqiptarët. Fjala është për Maqedoninë, ku 24.8 për qind e të lindurve në këtë shtet të rajonit, jetojnë jashtë vendlindjes së tyre.

Emigracion të lartë ka edhe Mali i Zi me 22.1 për qind, Portugalia 22.3, dhe Moldavia me 21.8 për qind.

Shumica e emigranëve shqiptarë kanë zgjedhur vendin e tyre fqinj Italinë për të jetuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë