Loading…

Sa shqiptarë ishin në vitin 1953 sipas dokumenteve të CIA-së

  • 18/01/2017 | 20:27

Sa shqiptarë ishin në vitin 1953 sipas dokumenteve të CIA-së

Në publikimin e 13 milion faqeve nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, flitet edhe për shumë fakte rreth shqiptarëve. Këto dokumente që deri më tani kanë qenë të paqasshme për publikun flitet edhe për numrin e shqiptarëve që kanë jetuar gjatë vitit 1953.

Sipas këtyre dokumenteve në këtë vit shqiptarët janë cilësuar si minoritet i Jugosllavisë, i përbërë prej një popullate përafërsisht 900,000 persona që jetojnë në Kosovë, Mal të zi, si dhe në Maqedoninë perëndimore, transmeton gazetametro.net.

Aty shkruhet se ‘Kosova teorikisht është pjesë e regjionit autonom të republikës së Serbisë, e cila është pjesë e Republikës Federative Jugosllave. Duke ja shtuar Metohinë, regjioni autonom e ka marrë emrin Kosmet. Kosmet ka përafërsisht 750,000 banorë, 85% të tyre janë shqiptarë me origjinë dhe flasin shqip’.

prishtina-cia

Po ashtu në këto dokumente siç transmeton gazetametro.net flitet edhe për kohën kur kufijtë e Shqipërisë janë caktuar në Konferencën e Londrës më 1913 dhe kur Kosova u bë pjesë e Serbisë. E si, pas kësaj një numër i madh i Kosovarëve shkuan për të jetuar në trojet e Shqipërisë.

“Këta njerëz kryesisht u vendosën në Fushë Krujë, Mamurras, Fush’ e Mbretit (Elbasan), Myzeqeja si dhe në shumë vende të tjera. Pjesa tjetër e popullatës janë përzënë nga serbët. Shumica prej tyre ishin kryesisht familje fisnikësh, në mes të cilëve ishte edhe familja Bllaca në mesin e shumë personaliteteve të kishës Katolike. Priftërinjtë Shtjefen Kurti, Gjon Bicaku, Mikel Shala kanë arritur të shpëtojnë jetën e tyre duke ikur në Shqipëri në vitin 1929. Në atë kohë qeveria shqiptare organizoi një protestë të dhunshme kundër vrasjes së atë Shtjefan Gjecovi’t”, thuhet në këtë dokument./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë