Loading…

Sa shpenzuan komunat për dekorimet e fundvitit?

  • 29/12/2016 | 23:54

Sa shpenzuan komunat për dekorimet e fundvitit?

Mijëra euro u shpenzuan në dekorimet e Vitit të Ri nëpër Komunat e Kosovës. Ndonëse para u shpenzuan shumë, disa prej dekorimeve u cilësuan si të shëmtuara.

Një i tillë ishte në Rahovec, që u cilësua edhe si shëmtia e qytezës. Por bredhi i dekoruar nuk qëndroi gjatë, dhe u zëvendësua me një, jo fort më të mirë se i pari. E pikërisht për këtë “dekorim” u ndan nga komuna gjashtë mijë euro. Ndërkohë, dritat dekoruese, u dogjën pothuajse menjëherë.

Sidoqoftë, qytetarët u shfaqën të lumtur, që i ashtuquajturi dekori i parë, u zëvendësua me një bredh tjetër. E drejtori i shërbimeve i tha Klanit përmes telefonit, se zbukurimi i një objekti që i ngjante bredhit, u bë vetëm për improvizim derisa e morën pemën e vitit të ri.

Ndërkohë, për shëmtinë, bredhin, fishekzjarrët e disa aktivitete të tjera, Rahoveci shpenzoi 7 mijë e 900 euro, njofton Klan Kosova.

Për festat e fundvitit u zbukurua edhe në Gjakovë. Zbukurimi i qytetit i kushtoi Komunës së Gjakovës, tetë mijë euro. Gati njëherë më shumë se Gjakova, në drita, dekore e gjëra tjera përcjellëse për ndërrimin e mot-moteve, shpenzoi qyteti i Ferizajt.

Kjo komunë, që e ka bredhin më të madh se vet objekti komunal, shpenzoi 15 mijë euro për zbukurime. E qytetarët janë të kënaqur ani pse mendojnë se kosto është e lartë.

Për zbukurimin e Mitrovicës janë përkujdesur dy organizata jo qeveritare, kurse komuna ka dhënë 4000 mijë euro për aktivitete artistike. Dy mijë euro më pak shpenzoi Skenderaj, edhe pse këtë e kanë bërë me dyshim.

Kurse kampion për ndarje të buxhetit për dekor po qëndron Prishtina. Kryeqyteti ka ndarë afër 50.000 mijë euro për festat e fundvitit. Përkeqësimi i ajrit ditëve të fundit ka bërë që këtë vit në kryeqytetet të mos hidhen fishekzjarr. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë