Loading…

Sa shpenzon ushtria amerikane në Kosovë (Dokument)

  • 28/01/2017 | 17:52

Sa shpenzon ushtria amerikane në Kosovë (Dokument)

SHBA’ja është shteti që ndan më së shumti buxhet për ushtrinë e saj.


Rreth 600 miliardë dollarë që SHBA-ja shpenzon çdo vit për ta mirëmbajtur ushtrinë e vet – larg më shumë se sa shteti që vjen pas saj.

Disa milionë nga ky buxhet shkojnë edhe për trupat amerikane që ndihmojnë sigurinë në Kosovë.

Sipas planifikimit buxhetor për vitin 2017, SHBA do të shpenzojë mbi 87 milionë dollarë për trupat e saj në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kurse në vitin paraprak shifra ishte edhe më e madhe , mbi 111 milionë dollarë.

Për trupat e ushtrisë amerikanë dhe punën e tyre në Kosovë ka folur edhe Sekretari i ri i Amerikës, John Matiss, i cili ka thënë se ushtria amerikane do të largohen vetëm kur Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri.

untitled

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë