Loading…

Sa para morën deputetët sot, vetëm për mëditje

  • 10/01/2017 | 23:57

Sa para morën deputetët sot, vetëm për mëditje

Afër 10 mijë euro i kushtoi sot buxhetit të Kosovës seanca e jashtëzakonshme vetëm për mëditjet e deputetëve që morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme.


Megjithëse u mblodhën për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët pas arrestimit të liderit të AAK-së në bazë të një fletarresti serb, deputetët e koalicionit qeveritar dhe opozitës dështuan në këtë mision.

Dështuan ta votojnë, por jo edhe ta përmbushin një mision tjetër- atë të përfitimit nga seancat ku marrin pjesë.

Veç pagës bazë që arrin rreth 1,500 euro, secili nga deputetët pjesëmarrës në seancë do të marrë edhe mëditjen “e jashtëzakonshme”.

Një deputet merr 120 euro mëditje për një seancë. E për 83 të tillë, aq sa ishin prezentë në momentin e votimit të rezolutave për Haradinajn, i kushtuan arkës së shtetit 9,960 euro.

Kjo është mëditja e parë e deputetëve për vitin 2017, e të tjera i presin pas 16 janarit, atëherë kur kuvendi nisë punën në sesionin e ri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë