Loading…

Sa njerëz kanë vdekur nga aksidentet e trafikut në Kosovë

  • 24/06/2017 | 22:03

Sa njerëz kanë vdekur nga aksidentet e trafikut në Kosovë

Në vitet 2015 dhe 2016 në aksidente në Kosovë vdiqën 239 persona, ndërsa në pesë muajt e parë të 2017-ës edhe 38 njerëz tjerë humbën jetën.


Sipas shënimeve të policisë për dy vjet e pesë muaj nëpër rrugët e Kosovës kanë vdekur 277 persona nëpër aksidente.

Në vitet 2015 dhe 2016 sipas raporeteve përfundimtare të Policisë së Kosovës ndodhën gjithsej 36,313 aksidente.

Në vitin 2015 17,722 aksidente u morën jetën 129 njerëzve. Vitin e kaluar numri i aksidenteve ishte më i madh- 18, 541, por në to vdiqën më pak persona- gjithsej 110.

Në pesë muajt e parë të 2017-ës në ndeshje komunikacioni vdiqën 38 qytetarë të Kosovës.

Sipas të dhënave nga ky njësit në rajonin e Prishtinës në dy vjetët e fundit vdiqën në aksidente komunikacioni 73 persona, ndërsa sivjet të vdekur në aksidente të tilla janë 10 persona.

Në vitin 2015 në regjionin e Prishtinës vdiqën 35 persona, ndërsa në 2016-n 38.

Në shtator të vitit të kaluar hyri në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin për shkelje të ndryshme në trafik dënimet janë shumë më të larta, me qëllimin që të pakësohen aksidentet e komunikacionit.

Eksperti i komunikacionit rrugor dr, sc. Nol Dedaj tregon se janë pesë faktorë nga të cilët shkaktohen aksidente.

“Aksidentet e komunikacionit shkaktohen nga 5 faktorë: Faktori njeri (85%), faktori rrugë me 8-10 %, faktori automjet 3-5%, faktori komunikacion në rruge rreth 1% dhe faktori incident rreth 1%”, shpjegon eksperti Dedaj.

Sipas Dedajt aksidentet nga faktori komunikacion lidhen me mosrespektimin e sinjaleve të ndalimit, përparësisë dhe sinjaleve të semaforëve.

Nga janari i vitit të ardhshëm në Kosovë do të ndalohet importimi i makinave më të vjetra se 10 vjet, për ta shtuar sigurinë në trafik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë