Loading…

Sa milionë euro kanë marrë OJQ’të nga buxheti i Kosovës

  • 02/04/2017 | 08:56

Sa milionë euro kanë marrë OJQ’të nga buxheti i  Kosovës

28 milionë euro kanë marrë organizatat joqeveritare nga buxheti i Kosovës gjatë viteve 2015-2016 pa ekzistuar një sistem që do të rregullonte procedurat e përzgjedhjes, të monitorimit e raportimit për financimin e këtij sektori.


Kjo shumë ka nxitur debat, posaçërisht për faktin që ka mbetur e paqartë se çfarë qëllimesh dhe çfarë procedurash janë ndjekur në shpërndarjen e këtyre fondeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fillim të muajit mars Qeveria ka publikuar raportin për mbështetjen financiare publike për OJQ-të në kuadër të institucioneve të Republikës e Kosovës për vitet 2015 – 2016, që është i pari i këtij lloji, ndonëse organizata të ndryshme të shoqërisë civili ka vite që kanë kërkuar të dhëna të tilla. Meqë nuk ka një bazë të të dhënave për projektet që janë përkrahur qoftë nga niveli qendror, qoftë nga ai lokal, raporti është përpiluar duke u bazuar vetëm në kodin e pagesave të OJQ-ve dhe jo të projektet konkrete të tyre.

“Raporti është përgatitur mbi bazën e të dhënave të siguruara nga Ministria e Financave, përkatësisht nga Thesari. Të dhënat e siguruara nga Thesari përfshijnë të gjitha pagesat që janë ekzekutuar brenda periudhës 1 janar-31 dhjetor të vitit përkatës për furnitorët e regjistruar në Thesar si organizata joqeveritare. Këto të dhëna më tutje janë strukturuar sipas ministrive, komunave dhe agjencive të tjera, dhe të njëjtat u janë dërguar institucioneve përkatëse për t’i validuar, përkatësisht për të dhënë komentet e tyre”, thuhet në raportin e Qeverisë.

Kjo gjë ka lënë të paqartë nëse fondet janë dhënë si grante, janë blerë shërbime me to apo janë dhënë në formë subvencionesh. Po ashtu, përfshirja me të njëjtin kod të pagesave edhe për federatat, sindikatat e institucionet arsimore që janë të regjistruara si OJQ, ka bërë që të fryhet fondi në 28 milionë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë