Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, në lloagrinë e tijë në Facebook, ka publikuar fakturën që Presidenti Thaçi e Ministri Arsim Bajrami kishin drekuar me mesuesit e komunës së Drenasit disa javë para zgjedhjeve.
“Ministri i Arsimit ishte njoftuar edhe publikisht për shkeljet në Drenas. Në vend të reagimit, erdhi dhe festoj e darkoj me drejtorin e DKA-së dhe mesimdhënësit e Drenasit. A nuk është ministri bashkfajtor në krim që po i bëhët arsimit në Drenas?! Nejse, ministri është “ekspert” ligjor dhe me siguri e din më mirë!” ka shkruar Drenori.
Ai, ka folur edhe për rezultatet e fundit të PISA’s për cilësinë e arsimit në Kosovë, duke thënë se Drejtoria e Komunale e Arsimit në Drenas, mban mësimdhënës me diploma false.
“Diçka rreth arsimit në Drenas / Kosovë dhe rezultatet e studimit të PISA. DKA-ja në Drenas mban mësimdhënës me diploma fallco. DKA-ja në Drenas vazhdon të pranoj mësimdhënës me diplomë të shkollës së mesme. DKA-ja në Drenas angazhon mësimdhënës pa konkurs. DKA-ja në Drenas, me paratë për transport të nxënësve paguan denime në gjykatë për shkak të shkeljeve ligjore,” ka thënë Drenori.
Fatura nga kjo darkë tregon se ajo kushtoi 7676 euro. /gazetametro.net