Loading…

Sa janë të sigurta banesat në Kosovë: Flet eksperti i ndërtimeve të larta

  • 27/11/2019 | 09:42

Sa janë të sigurta banesat në Kosovë: Flet eksperti i ndërtimeve të larta

Eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta, Besian Sinani, ka folur rreth gjendjës së banesave në Kosovë, sa i përket sigurisë së tyre, duke thënë se në vendin tonë gjendja është më e mirë, shkruan Gazeta Metro.


Sinani thotë se gjendja në Kosovë është e mirë, por se duhet edhe të bëhen hetime të mëtutjeshme.

”Në Kosovë e kemi një gjendje pak më të mirë. Duhet të ketë një proces të investigimit për të parë nëse është realizuar në bazë të asaj që kërkohet”.

Shumica e objekteve në Kosovë, sidomos në Prishtinë që është dendësia më e madhe nuk kanë një panel teknik. Duhet të bëhet një simulim i tërë këtij procesi e në fund të ketë një certifikatë, që ajo të dëshmojë për shëndetin e secilit objekt”.

”Ne duhet të kemi një investigim e ai duhet të merret nga proceset, që janë organizime cilësore – pra duhet të ketë një organizatë të shtetit. Në kuadër të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është një departament. Duhet qenë të përgatitur profesionalisht për këto objekte. Sepse ka lloj lloj objektesh. Shumicën e rasteve në Prishtinë ndërtesat e kanë kthyer ndryshe sistemin strukturor” ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë