Loading…

Sa ishte inflacioni për gjatë viteve në Kosovë, dhe si në këtë vit arriti kulmin

  • 02/10/2022 | 23:14

Sa ishte inflacioni për gjatë viteve në Kosovë, dhe si në këtë vit arriti kulmin

Në Kosovë janë ngritur çmimet e të gjitha produktet. Po ashtu, vazhdon ngritja e çmimeve të disa produkteve bazë.


Çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve në Kosovë, si gjetkë në Evropë, kanë nisur të rriten vitin e kaluar. Fillimisht ka qenë pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar çrregullime në tregje, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, të cilës autoritet në Kosovë po i përgjigjen më ngathtësi.

Norma e inflacionit në Kosovë, në muajin gusht, ka arritur mbi 13 për qind.

Rritje të çmimeve kanë pësuar gati të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet. Paga mesatare bruto në Kosovë është 484 euro, ndërsa pensionet sillen nga 100 deri në 265 euro.

Por, sa ishte inflacioni në 8 vitet e fundit?

Periskopi ka nxjerrë të dhënat nga ASK-ja.

Në vitin 2014, Inflacioni ( indeksi i çmimeve të konsumit) ishte 0, 4 për qind.

Në vitin 2015, inflacioni ishte – 0, 4 për qind.

Në vitin 2016 ishte 0, 3 për qind.

Në vitin 2017 ishte 1, 5 për qind.

Në vitin 2018 ishte 1.1 për qind.

Në vitin 1019 ishte 2, 7 për qind.

Në vitin 2020 kishte rënë në 0, 2 për qind.

Në vitin 2021 ishte regjistruar në vlerë prej 3, 4 për qind.

Ndonëse akoma nuk ka matje për shtatorin e këtij viti, është përllogaritu=r që ai ka arritur në rreth 19 për qind.

Çfarë është inflacioni?

Inflacioni – përqindja me të cilën rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Po kështu, ajo gjithashtu punon si një përqindje me të cilën paratë “fiat” humbasin vlerën e tyre. Për shembull, në vitet 1970 një filxhan kafe ishte 20 cent, sot – është 1.50 EUR. Për të njëjtën shumë parash tani mund të blini më pak mallra sesa mund të kishit blerë 50 vjet më parë, sepse kur çmimet rriten – dhe të gjithë e vërejmë këtë ndryshim – fuqia blerëse e parave zvogëlohet, përcjellë Periskopi.

Inflacioni matet në indeksin e çmimeve të konsumit. Kjo tregon se sa para do të shpenzonte dikush këtë vit për të blerë të njëjtat produkte dhe shërbime si vitin e kaluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë