Loading…

Sa herë duhet të kryejë marrëdhënie një grua single, kështu përgjigjet Albana Osmani

  • 26/11/2021 | 14:12

Sa herë duhet të kryejë marrëdhënie një grua single, kështu përgjigjet Albana Osmani

Moderatorja e njohur Albana Osmani është shprehur se një grua single mund të bëjë sex sa herë që të dojë.


Osmani prej disa kohësh është shkëputuar nga televizioni.

Ajo është rikthyer vetëm disa herë për të dhënë intervista, por jo me një program të saj apo në moderim.

Megjithatë, Albana Osmani ka paralajmëruar se do të vijë në televizion me një program të sajin dhe thotë se për këtë gjë po punon momentalisht.

Moderatorja foli edhe për jetën private, teksa u shpreh se të dashurin që ka imagjinuar, e ka pasur edhe në të vërtetë.

Ajo tha se në altar do të shkonte për t’i plotësuar dëshirën e prindërve të saj për ta parë të kurorëzuar.

“Të dashurin që kam pasur imagjinar, e kam pasur dhe në të vërtetë. Duke pasur parasysh prindërit e mi që vitet e fundit thonë do martohesh? Gjeje dikë? Kur mendoj veten duke u kurorëzuar mendoj prindërit e mi që do ndihen mirë, përveç dashurisë dhe lumturisë që është tjetër gjë. Do e bëja për prindërit sigurisht. Kur je me njeriun e duhur, mendoj se është e bukur. Një njeri single duhet të bëjë seks sa herë ta ndjejë. Nuk di të ketë një program për seksin. Kam pasur dëshirë të kem një program timin dhe besoj do e realizoj. Për këtë po punoj për momentin”, tha Albana Osmani.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë