Loading…

S4MM kapet mat me të dashurën e re disa muaj pas ndarjes nga bashkëshortja

  • 13/06/2021 | 08:59

S4MM kapet mat me të dashurën e re disa muaj pas ndarjes nga bashkëshortja

Reperi i njohur është parë në shoqërinë e një vajze misterioze.


Para disa muajsh reperi i njohur shqiptar, S4MM, ndau përfundimisht rrugët me ish-partneren e tij, Filis Ismaili, shkruan lajmi.net.

N¡ atë kohë fansat vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte bërë në ditën e martesës me Filis.

Disa kohë më parë reperi kishte folur për herë të parë në lidhje me ndarjen e tij për “Prive”. Ai është shprehur se në dokumenta vazhdon ende të jetë i martuar dhe flasin me njëri-tjetrin, por rrugët e lidhjes janë ndarë.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, tha reperi.

Ndërsa së fundi nga disa imazhe të postuara nga faqja artistët_shqiptare në Instagram S4MM shihet në shoqërinë e një femre misterioze.

Dyshja shihet mjaft të afërt me njëri tjetrin, teksa janë të përqafuar mes vete.

Reperi mendohej se i kishte kushtuar këngën e fundit të lansuar “Tradhtare”, ish-partneres së tij, ndonëse reperi e mohoi këtë thashethem.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë