Loading…

Rusinovci për ngritjen e çmimeve të produkteve për mbjellje: Do të jetë e papërballueshme për fermerët e vegjël

  • 11/02/2022 | 17:53

Rusinovci për ngritjen e çmimeve të produkteve për mbjellje: Do të jetë e papërballueshme për fermerët e vegjël

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se çmimet e produkteve për mbjellje të kulturave bujqësore kanë shënuar ngritje deri në 300 për qind. Sipas tij, kjo do të ketë ndikim te bujqit dhe fermerët – në veçanti tek ata të vegjlit.


“Kurba, trendi aktual është mjaft dinamik. Nuk jemi prodhues të farërave dhe plehrave dhe inputeve të tjera, përfshirë pesticidet. Plehu mineral Urea është shtrenjtuar për 3oo për qind dhe 200 për qind plehrave komplekse”, është shprehur Rusinovci në emisionin ‘Portofol’ në Klan Kosova FM.

“Do të jetë sfidë dhe ndoshta e papërballueshme për fermerët – sidomos të vegjlit, që nuk mund të jenë absolutisht në parimin e konkurrencës me fermerët e rajonit. Importin e farës e kemi nga vendet e rajonit, Kroacia, Hungaria dhe Serbia. Në përmasa të mëdha dominon edhe sot e kësaj dite asortimenti nga Serbia dhe Hungaria, jo për diçka specifike, por vetëm për shkak të transportit”.

Për të institucionet shtetërore do të mund të krijonin lehtësira, megjithëse thekson se tash është vonë për të mbjellat pranverore.

“Mundësia që ekziston është që të jepen plehra dhe farëra me kredi të ulëta”.

Rusinovci ka theksuar se pa bujqësi të zhvilluar nuk mund të ketë industri ushqimore.

“Me bujqësi nuk mund të bëhemi të pasur brenda natës, me bujqësi mund të jetohet mirë”, ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë