Loading…

Rusia tregon ‘qëllimin e saj kryesor’ në Ukrainë

  • 29/03/2022 | 12:49

Rusia tregon ‘qëllimin e saj kryesor’ në Ukrainë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se “qëllimi kryesor” i Rusisë në Ukrainë tani është “çlirimi” i rajonit të Donbasit. 


Ministri u shpreh për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Interfax, se qëllimet janë përmbushur dhe tashmë ka ngelur vetëm diçka e fundit.

“Qëllimet kryesore të fazës së parë të operacionit janë përmbushur. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ulur ndjeshëm, gjë që bën të mundur që fokusi ynë kryesor tashmë të jetë çlirimi i Donbasit”, deklaroi Shoigu.

Më tej, Shoigu theksoi se forcat ajrore ukrainase dhe ato mbrojtëse “pothuajse janë shkatërruar” dhe se Rusia tashmë ka nën kontroll hapësirën ajrore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë